Hashash brenda pakove me ëmbëlsirë, arrestohet 20-vjeçari në Itali

Aktualitet

Hashash brenda pakove me ëmbëlsirë, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Policia ka ushtruar kontroll në disa pika të qytetit si dhe nëpër shkolla dhe universitete.

20-vjeçari u identifikua së bashku me të rinjtë e tjerë dhe iu gjetën 7 mbështjellës hashashi me peshë rreth 16 gram. Shqiptarit iu gjetën edhe 200 euro para të gatshme.

Brenda shtëpisë së tij, në Pioltello, policia sekuestroi 18 mbështjellës hashash me peshë afërsisht 42 gram, një peshore precize, 18 mbështjellës kokainë, me peshë 7.70 gram të fshehura brenda dy pakove me ëmbëlsira, 27 doza kokainë, një qese me fasule, 6 fasha të tjera kokainë me peshë 3 gram, një qese transparente me 19 gramë kokainë, 300 euro në një kuti dhe material ambalazhimi.

20-vjeçari u arrestua dhe u lidh me dhomat e sigurisë së Komisariatit të Policisë së Milanos.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion