Atentat bashkëpunëtorit të Elvis Demçes, mediat italiane: “Bosi i rrugës” qau si fëmijë pas plagosjes

Aktualitet

Atentat bashkëpunëtorit të Elvis Demçes, mediat italiane:

Ai po kërkonte nënën e tij. Giancarlo Tei, “bosi i rrugës” në Tor Bella Monaca, po bërtiste për ndihmë sikur të ishte ende një fëmijë.

Ai u plagos të shtunën në mbrëmje para shtëpisë së tij.

Mediet italiane shkruajë se Tei u tërhoq zvarrë me plumb në kofshë dhe u përlot.

“Ndihmë, ndihmë. Më qëlluan, jam gati të humbas mendjen”, bërtiste ai.

Jeta në stilin e Gomorrës ka një çmim, pas parave të lehta, ka dhimbje dhe dëshpërim.

Vetëm njëzet e shtatë vjeç, me një akuzë për vrasje, Tei ishte gati të arrestohej pak ditë më parë.

Për prokurorët antimafia ai ishte njeriu kyç në menaxhimin e trafikut të drogës në bashkëpunim me bosin e rrezikshëm shqiptar Elvis Demçe por edhe me bandat e fuqishme kalabreze të San Luca, me të cilët merrej drejtpërdrejt.

Ai vepronte gjithashtu si një ndërlidhës me aleatët e Tokës së Shqiponjave.

Pas mbylljes së hetimeve, kërkesa e gjyqtarit për masë sigurie u refuzua.

Tei, i cili u la i lirë, u bë një objektiv më i lehtë për ata që synojnë të lajnë hesapet në mënyrën e tyre.

Në drejtim të tij u qëllua 5 herë, por vetëm dy plumba arritën që ta kapnin

Ata donin ta vrisnin, ai vrapoi në rrugë duke u përpjekur t’i shpëtonte plumbave derisa u rrëzua.

“Bossi” nuk priti që të mbërrinte ambulanca, por nëna e tij M.B., gjithashtu me precedentë penalë, zbriti nga shtëpia, e mori në makinë dhe e çoi në spital.

Kush ishin autorët dhe porositësit e atentatit së mbrëmjes të së shtunës, mbetet ende një enigmë për hetuesit karabinierë.

Megjithatë ata i kanë të qartë skenarët.

Ambicia e Tei-t për të “zaptuar” tregje të reja të drogës  shkaktoi pakënaqësi deri në pikën e prishjes së ekuilibrave delikate.

Si një “udhëheqës i shquar i sheshit”, Tei, “Lallo”, kishte bërë marrëveshje dhe mbante kontakte me njerëz të njohur të botës së krimit, duke filluar nga  Vincenzo Vallante, i njohur si “Naruto” dhe krahu i tij i djathtë Pietro Longo.

Ai është gjithashtu bashkëpunëtori i Demçes, shqiptari i afërt me Fabrizio Piscitelli, Diabolik.

Por policia po shikon gjithashtu fërkimet me komunitetin e madh maroken të përkushtuar ndaj trafikut të drogës në rrugë, me të cilat Tei mund të jetë përplasur.

Hetimet

Ditët e fundit Prokuroria e Romës i kishte dërguar “Lallo” dhe 29 personave të tjerë njoftimin për përfundimin e hetimeve paraprake me akuzën se ishin pjesë e një shoqate që synonte trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike me në krye Demçen.

Në veçanti, Tei ka marrë pjesë rregullisht me Demcen në aktivitetet e blerjes dhe shpërndarjes me shumicë të ngarkesave të drogës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion