Drogë, armë të ftohta dhe 7 maska në banesë, arrestohet 45-vjeçari nga Lezha

Aktualitet

Drogë, armë të ftohta dhe 7 maska në banesë, arrestohet

Eduard Koka, 45 vjeç, është arrestuar nga policia e Lezhës pasi në banesë iu gjetën 7 maska dhe 4 armë të ftohta.

Policia thotë se pas kontrollit të kryer në lagjen “Gurra”, Lezhë, u gjet edhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Ndërsa maskat e gjetura në banesë dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale.

Maskat dhe armët e ftohta u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale të shtetasit Eduard Koka.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion