Aktori shqiptar pretendon: Ata që thyenin dyqanet te "Rruga e Durrësit" nuk flisnin shqip me njëri-tjetrin

Showbiz

Aktori shqiptar pretendon: Ata që thyenin dyqanet te "Rruga e

Aktori i njohur Laert Vasili ka deklaruar se protestuesit që kanë kryer akte dhune dhe vandalizmi në "Rrugën e Durrësit" nuk flisnin shqip me njëri-tjetrit.

I ftuar në emisionin “Off the Record”, Vasili iu referua pohimeve të një familjari të tij me banim në Rrugën e Durrësit, që ka qenë dëshmitar në vendngjarje.

Vasili bëri një dallim mes 140 ditëve protestë të "Flamingove" dhe 10 ditëve të protestave të fundit nga studentët dhe gjimnazistët, duke u shprehur se nuk janë të njëjtët njerëz. 

“Këto 140 ditë protestë nuk përkojnë me 10 ditët e tjera, nuk janë të njëjtët njerëz.

E thashë dhe do ta rithem, një familjar i imi që e ka shtëpinë në Rrugën e Durrësit në katin e parë, kur po thyhej dyqani kishte dalë në shqetësim dhe dëgjonte që ata që po thyenin nuk flisnin shqip.

E dini si përçahet një komb?!

 Nuk flisnin shqip me njëri-tjetrin. Ky është pohim, s’është aludim, as alibi. Me statistika janë policë më shumë të dëmtuar që janë edhe ata bij nënash”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion