Aksioni i SPAK, sekuestrohen 77 milionë lekë pasuri të grupit kriminal të trafikut të dro'gës që u godit vitin e kaluar

Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë në kuadër të procedimit penal nr. 187/2023 për trafik narkotikësh dhe pastrim parash, pasuri të grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së, me një vlerë që arrinte deri në 3.5 miliardë euro.
Një pjesë e drogës u kap në Belgjikë dhe Gjermani në vitet 2020–2021. U përdorën metoda të sofistikuara për fshehjen e drogës në kontejnerë detarë, përmes bombolave boje, kutive të sapunit dhe të tjera
Grupi udhëhiqej nga shtetasit E. Ç. dhe F. G., të njohur si pjesë e të ashtuquajturit “grupi Çopja” i Elbasanit, dhe kishte krijuar një rrjet të mirëstrukturuar për trafik droge dhe pastrim parash. Sasia e kapur vetëm në një rast, në Hamburg, kapte një vlerë tregu deri në 3.5 miliardë euro.
NJOFTIMI I SPAK-ut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 187 të vitit 2023 ka zhvilluar paralelisht edhe hetimin pasuror. Ky hetim ka identifikuar pasuri që përbëjnë produkte të veprimtarisë kriminale në emër të subjekteve në hetim dhe familjarëve të tyre.
Me vendimin nr.667, datë 14.10.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të shtetasve A.Ç. dhe F.C., me vlerë totale 77.000.000 lekë.
Në emër të shtetasit A.Ç:
Pasuria nr. 349/47, zona kadastrale 3321, vol. 12, faqja 5, “Tokë Arë”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në Sharrë, Tiranë, në pronësi edhe të shtetases A.Ç.
Në emër të shtetasit F.C:
Kuota 100% të shoqërisë tregtare ‘Check Company Sh.p.k, në rrugën e Dibrës, Tiranë.
Gjithsej janë 24 automjete Volksëagen (modeli Ioniq5 dhe ID3, ID4 ) dhe 1 Toyota (modeli bZ3) në pronësi të kësaj kompanie.
Veprat penale në hetim
Procedimi penal nr. 187/2023 përfshin veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal:
• Trafik i lëndëve narkotike;
• Pastrim i produkteve të veprës penale;
• Grup i strukturuar kriminal;
• Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.
Shtetasit nën hetim janë: E.Ç, A.Ç, A.Ç (alias D.Ç), F.B (alias J.B), D.D, P.L (alias P.S.), F. G (alias F.Ç, alias F.H.Ç, S.P (alias V.P), G.Ç, R.M, M.K, M. M, E. Ç, R.Ç, K.Gj dhe D.P.
RRJEDHA E HETIMIT
Organizata kriminale me shtrirje të gjerë ndërkombëtare bashkëpunonte me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet e lëndëve narkotike drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Hetimet përfshinë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyEÇ. Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumëtonëshe kokaine nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anversin etj. Gjithashtu janë evidentuar rolet përkatëse të secilit prej pjesëtarëve të grupit kriminal si dhe është dokumentuar i gjithë zinxhiri i transferimit të shumave monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Në kuadër të këtij procedimi penal janë caktuar masa të sigurimit personal ndaj 16 personave.
TABELA E EMRAVE:
Arrest me burg në Shqipëri:
1. Ervis Çela
2. Ardian Çela
3. Albin Çela
4. Petrit Lakatos
5. Renato Musaka
6. Gert Çerma
7. Miklovan Mullai
Detyrim paraqitje:
8. Dition Pepa
9. Kujtim Gjyla
I arrestuar në BE:
10. Franc Gegeli (alias Franc Copja)
Në kërkim:
1. Fadil alias Jul Balla
2. Petrit Sulejmani alias Lakatos
3. Mariglen Kamami
4. Denis Daja
5. Vilson Pepa
6. Riza Çela


