Aksident me 19 të pla'gosur në Francë, minibusi përplaset me trenin në hyrje të Eurotunnelit

Bota

Aksident me 19 të pla'gosur në Francë, minibusi
Një përplasje mes një minibusi që transportonte drejtues kamionësh dhe një treni të shërbimit Le Shuttle në hyrje të Eurotunnelit, në veri të Francës, la 19 persona të plagosur të enjten në mbrëmje.

Sipas autoriteteve lokale, dy prej tyre u shtruan në spital me dëmtime të rënda, por jo kërcënuese për jetën, ndërsa 17 të tjerë pësuan lëndime të lehta. Mes të plagosurve ishte edhe drejtuesi i minibusit.

Aksidenti ndodhi në zonën e ngarkimit në Coquelles, pranë Kalaisë, ndërsa minibusi po drejtohej drejt hyrjes së tunelit që lidh Francën me Anglinë.

Për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, automjeti devijoi nga rruga dhe goditi anën e trenit që transportonte automjete përmes tunelit. Prefektura e Pas-de-Calais konfirmoi se në atë moment nuk raportohej për viktima dhe se jeta e askujt nuk ishte në rrezik.

ME TE LEXUARAT