Aleksander Perdoda, autori i vrasjes së dyfishtë në fshatin Lalm të Lezhës është person problematik ne lidhje me kultivimin e droges.
Nga policia e Lezhes, konfirmojne se përdoda njihej si kultivues i lëndëve narkotike dhe kishte patur probleme pronësie edhe me banorë të tjerë të fshatit.
Policia tha se ai ka qelluar viktimat nga larg por me pas është afruar duke qëlluar edhe nga afër duke lënë të vdekur Preng Simonin dhe Kol Murranin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve të pronesise ku objektivi ka qenë Kol Murrani.
Autori i ngjarjeje, Aleksandër Përdoda u arrestua nga policia ndërsa në kërkim është vëllai i tij i cili e ka ndihmuar të fshihej.
E duket se ngjarja që tronditi Lezhën një ditë më parë të ketë qenë e paralajmëruar, pasi pak ditë më parë ai kishte kërcënuar banorët e fshatit se nuk donte të shihte asnjë njeri në pronat e tij.
“Në kërkim dhe vëllai”, policia jep detaje për arrestimin e autorit të vrasjes së dyfishtë në Lezhë