Hazard i befason të gjithë: Nuk jam ende Galaktik
Është pjesë e Realit të Madridit prej verës së këtij viti, por Eden Hazard i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij.
Ylli belg është paraqitur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Club Brugge, teksa ka pohuar se pavarësisht se është pjesë e Realit nuk e konsideron veten një "Galaktik".
“Të gjithë e dimë historinë e numrit 7’për këtë klub dhe ende duhet të dëshmoj sepse ende nuk jam Galaktik. E di se nga unë presin që të shënoj tre gola për ndeshje… duhet të prisni, golat do të vijnë. Unë jam kritikues i vetvetes dhe duhet të dëshmoj se mund të jem më i miri në botë, të kënaqem dhe të jap më të mirën, jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Nuk dyshoj në vetveten, i besoj vetes”, përfundoi ai.
28-vjeçari nuk po e gjen formën e dikurshme te Reali, duke marrë kritika. Ai u transferua në "Santiago Bernabeu" gjatë kësaj merkato vere nga Chelsea për shifrën e 150 milionë euro.