Aurel Bylykbashi i shkruan Ramës: Unë e di...

Aktualitet

Ish deputeti i Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi i ka shkruar një letër kreut të qeverisë Rama. Ai në një shenim në faqen e tij në rrjetin social facebook i përgjgjet insinuatave të Edi Ramës gjatë një mitingu në Elbasan.

Ja postimi i plotë i Bylykbashit:


Marlindi sot ka Ditelindjen! Mbush 14 vjeç! Ç’më bëre zoti Rama! Më le dy djemtë pa martuar! Kush i merr më këta, pas atyre që the dje për mua!!

Po më ke merzitur nënën! E di si me tha? Të kam të parin dhe të kam bërë me gjithë deshirën e një nëne!! Po ç’punë ke ti me Haxhi Qamilin?!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Se, që ta dish, kur Haxhi Qamili erdhi në Elbasan, qëlloi që Kryetar Bashkie ishte im stërgjysh, Hysen Hastopalli! Do ta rrihnin në xhami, por ai nuk e dorezoi Bashkinë e Elbasanit! E gjetën të papërgatitur.., sa erdhën burrat e Shpatit me armë nga Busheku, bashkë ne djemtë dhe nipat e vet!

Po nga ti dish ti, këto punët e Historisë se Shqipërisë! Kur ai i joti ishte shofer, ky i imi kishte dy makina!

I thashë nënës: Do ti them të na sjellë Zahon, ca ditë tek shtëpija jonë… Thuaji.., më tha! Do tja mbaj si djalë Kryeministri! Kjo i di mirë këto punë, se për vete është rritur me shërbëtore…

Po unë e kam hallin tjetërkund! Do ti vë të tre, të bejnë një xhiro në bulevard, ti shohë Elbasani! Mbase ju hapet fati pastaj!

Meqë ra fjala, ti e di ku e kam hallin unë! Shikoje dhe një herë, atë punën e datës 30!! Ke mbetur vetëm, prandaj bërtet! Dje në Elbasan, ishin më shumë se ju!! Po nuk kishim karrike të rrinin ulur!

Perndryshe…, une e di.., burgu më pret!! Po ty??

ME TE LEXUARAT