Probleme me baterinë e Samsung Galaxy S10 dhe S10+, ankohen përdoruesit

Kliko per me shume info

Përdoruesit e Samsung Galaxy S10 dhe S10+ janë ankuar për problemet me baterinë që shkaktohen pas thirrjeve në aplikacionet si Messenger dhe WhatsApp.

Përdoruesit e Samsung Galaxy S10 dhe Galaxy S10 + janë ankuar në forumet e Developerëve të XDA dhe Reddit për një problem, që thonë se po ndikon në pajisje që posedojnë çipin ‘Exynos 9820’.

Kliko per me shume info

Përdoruesit thonë se problemi shfaqet vetëm pasi përdoruesit të përdorin shërbim VoIP (Voice over Internet Protocol), përkatësisht thirrje, nëpërmjet aplikacioneve si WhatsApp, Facebook Messenger dhe Viber.

Sipas përdoruesve, pas përdorimit të një shërbimi me bazë VoIP për të bërë një thirrje, bateria e pajisjes vazhdon të harxhohet, pavarësisht se nuk përdoret smartfoni.

Samsung lansoi linjën e re të smartfonëve ‘Galaxy S10’, duke përfshirë Galaxy S10, Galaxy S10e dhe Galaxy S10 + më parë këtë muaj./rtk

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here