Golf 8 do të jetë një bishë e vërtetë në rrugë

Teknologji

Megjithëse modeli aktual është shumë i dëshiruara, i riu do të jetë edhe më i kompletuar

Volkswagen Golf GTI pritet të arrijë në të njëjtën kohë të vitit, kur edhe është lansuar modeli i parë më 1976, transmeton Telegrafi. Auto Bilt raporton se gjenerata e tetë e GTI, që pritet të prezantohet gjatë këtyre muajve, do t’i ketë 300 kuaj fuqi, nga motori me 2.0 litra.

Megjithëse nuk është menduar se do të jetë ka i fuqishëm, duke se konkurrenca prej Hyundai Veloster N dhe Honda Civic Type R, ka bërë që VW të punojë shumë për Golf 8.

Në mënyrë që të mos mbetet pas modeleve tjera nga i njëjti segment, është pajisur me sistem të tërheqjes në të gjitha rrotat. Derisa modeli aktual i ka 280 kuaj fuqi, pako opcionale e Golf 8 do t’i ketë 300 kuaj fuqi, ndërsa pakoja bazë do të arrijë me 245 kuajfuqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I njëjti burim bën të ditur, se do të ketë edhe ndryshime në eksterier, si grilli më i ngushtë, sistemi dysh për nxjerrjen e gazrave si dhe një panel transparent në tavan

ME TE LEXUARAT