Kujdes të gjithë ju që dërgoni përmbajtje “pikante”, WhatsApp pritet t’ju turpërojë keq

Teknologji

Një njoftim i ri është një kënaqësi delikate e jetës moderne që sjellë gëzim për këdo që sheh një “pop” në ekranin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por,  marrja e një mesazhi në WhatsApp mund të bëhet së shpejti një moment sikleti për këdo që kënaqet në dërgimin ose marrjen e videove me përmbajtje për të rritur.

Aplikacioni i mesazheve thuhet se po punon për një përditësim që mund të turpërojë keq fansat e videove apo fotove me pullë të kuqe, pasi mund t’i zërë të papërgatitur.

Aktualisht, njoftimet përmbajnë një sasi shumë të vogël informacioni që nuk është vërtet e mjaftueshme për t’ju shkatërruar jetën.

Por, gjithsesi, së shpejti do të keni mundësi të shihni një pjesë të shkurtër të videos brenda një njoftimi para se ta hapni mesazhin. Kjo është një gjë shumë e mirë kur po prisni një urim për ditëlindje nga gjyshërit tuaj, por mund të mos jetë dhe aq në momentin që ju vjen një video me përmbajtje grafike. E prisnit apo jo.

Tipari i ri u zbulua nga WABetaInfo, i cili tha se shikimi i videove do të jenë në dispozicion në ato që quhen ‘push notifications’. Kjo mund të nënkuptojë që videot e shkurtra do të shihen nga ekrani i kyçur i telefonit tuaj.

Ky tipar i ri është i disponueshëm në versionin 2.18.102.5 të softuerit beta Ëhatsapp dhe do të shtrihet në të gjithë përdoruesit e App Store së shpejti.

ME TE LEXUARAT