Mediat serbe reagojnë ndaj Shqiponjës së Sergio Ramos

Kliko per me shume info

Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos e ka festuar golin e tij ndaj Kroacisë me simbolin e shqiponjës.

Ramos e shënoi golin e pestë për “Furinë e Kuqe” në minutën e 57-të, dhe pastaj festoi në stilin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Kliko per me shume info

Dhe pas kësaj, ka reaguar mediumi serb, i cili shkruan se Ramos festoi në të njëjtën mënyrë me të cilën Xhaka dhe Shaqiri provokoi futbollistët serb në Kupën e Botës në Rusi.

Dhe festimi i Ramos shkaktoi debat të gjerë, madje edhe te tifozët e Kroacisë në rrjetet sociale.

Tutje, Kurir shkruan se festa me shqiponjë nënkupton simbolin kombëtar shqiptar – konkretisht, ”Shqipërinë e Madhe”.

Dhe normalisht ky koncept nuk është pritur aspak mirë nga tifozët dhe mediat serbe.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here