Spanja turpëron me 6 gola finalistët e Botërorit
Lajmifundit
/
11 Shtator 2018, 22:02
Sport
Kombetarja e Kroacise ka pësuar një humbje të rëndë në ndeshjen e parë zyrtare pasi bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në Botërorin Rusi 2018.
Spanjollët e Luis Enrique-s fituan me rezultatin tenistik 6-0, duke kthyer me këmbë në tokë kombëtaren e Daliç.
Tre gola në pjesën e parë dhe po kaq në 45 minutat e dytë bënë që Kroacia të largohet me kokën ulur nga Spanja.
Në ndeshjet e tjera të Ligës së Kombeve këtë të martë, bie në sy fitorja e pastër 0-3 e Belgjikës ndaj Islandës, si dhe fitorja minimale e Bosnjës ndaj Austrisë, me golin e vetëm të shënuar nga Dzeko.