Teuta mposht Kamzën
Lajmifundit
/
2 Shtator 2018, 21:12
Sport
Ndeshja e fundit e javës së tretë të Kategorisë Superiore, ajo mes Teutës dhe Kamzës, u mbyll me rezultatin 1 me 0 në favor të bregdetarëve.
Sportdashësve në stadiumin “Niko Dovana” iu desh të prisnin deri në minutën e 74 për të parë golin e vetëm në këtë takim. Me anë të një krosimi nga Hakaj topi u dërgua në rrjetë me kokë nga sulmuesi Latif, pranë pikës së penalltisë.
Kjo ishte dhe fitorja e parë e trajnerit Shkëmbi në debutimin në kampionatin shqiptar të futbollit.