Formula 1, Hamilton fiton Çmimin e Madh të Italisë

Sport

Lewis Hamilton mposht Ferrarin në shtëpinë e makinës italiane, duke fituar Çmimin e Madh të Italisë.

Piloti britanik i Mercedesit triumfoi duke u nisur nga vendi i tretë, në një garë ku nuk shihej si favorit për shkak se vija e parë e nisjes ishte “pushtuar” nga makinat e kuqe. 

Por, në kthesat e para, Vettel u rrotullua në pistë pas një prekjeje pikërisht me britanikun, duke u detyruar që të rekuperonte nga vendi i 18.

Në fund, pilotët e Ferrarit përfunduan në vendin e dytë dhe të katërt, me Raikkonen në podium dhe Vettel që nuk arriti të ngjitej atje.

ME TE LEXUARAT