Basha zbulon: I dyshuari për ngjarjen në Elbasan u arratis, e ndihmoi policia
Partia Demokratike zbuloi të dhëna të reja për arratisjen e të dyshuarit kryesor të ngjarjes në Elbasan, ku policia u sulmua me një automjet të blinduar më 18 shtator 2017.
Sipas Lulzim Bashës, i dyshuari kryesor i sulmit, që mendohet se është Suel Çela është arratisur tashmë.
“Edi Rama i jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar se me ata e ruajti pushtetin dhe e siguroi votën.
Të dyshuarit kryesor që ishte në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e policisë së korruptuar të Edi Ramës u largua nga vendi dhe sot gjendet në një vend të Bashkimit Europian” tha Lulzim Basha.
Në lidhje me ngjarjen është arrestuar Enea Bekteshi. Ai ka pranuar se drejtonte Audi-n e blinduar natën e 18 shtatorit, por prokuroria zbuloi se shenjat e gishtave të tij ishin në derën e pasagjerit.
I dyshuari kryesor për ngjarjen është Suel Çela, por emri i tij nuk është përmendur asnjëherë nga policia.