U vra me 6 plumba mbrëmë në mes të Vlorës, në 2015 i ekzekutuan nipin duke menduar se ishte ai

Aktualitet

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat disa persona që mund të kenë dijeni për atentatin e të dieles në shetitoren e qytetit.

Renato Omeri, ka qenë edhe objektiv i vrasjes së dyfishtë që ndodhi në 2015 në Durrës. Aty mbeti i vrarë me armë zjarri nipi i tij dhe një person që e shoqëronte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Te dielen, policia gjeti disa gezhoja dhe nje pistolete ne vendin ku u vra 37-vjecari ne Vlore. Ai njihej si Renato Omeri ndersa se fundi kishte ndryshuar emrin ne Marjen Xhaferraj.

Me 20 dhjetor 2015 u vrane prane portit te Durresit dy persona, Ervin Kodra dhe Enrit Caushaj. Ky i fundit mesohet se eshte nipi i Renato Omerit.

Mendohet se Renato ka qene objektiv i atentatit ne Durres por eshte qelluar gabimisht nga autoret nipi i tij per shkak te ngjashmerise se madhe fizike mes te dyve.

Mendohet se shkak i vrasjes se dyfishte ne Durres kane qene pazaret e droges./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT