Shkencëtarët përgjigjen, ja pse meshkujt zgjohen në mëngjes me ereksion
Shkencëtarët kanë një përgjigje për të gjithë meshkujt, për pyetjen se përse cdo mëngjes penisi i tyre është i ngritur.
Kjo mund t’ju turpërojë para dikujt dhe ta bëjë shkuarjen në tualet më të vështirë, por ngritja e penisit në mëngjes mund të jetë diçka e mirë për marrëdhënien tuaj. Tani shkencëtarët kanë zbuluar arsyet pse meshkujve u ‘zgjohet’ penisi sapo t’i hapin sytë. Sergio Diez Alvarez, drejtor i mjekësisë në Universitetin e Neëcastle, Australi, në një artikull për The Conversation thotë:
“Një ngritje në mëngjes mund të tregojë shumë rreth funksionit seksual të dikujt’’
Ereksioni i mëngjesit, apo siç njihet në mjekësi, ‘ënjtja penile’, jo vetëm që është një fenomen interesant fiziologjik, por gjithashtu mund të tregojë shumë rreth funksionit seksual të pacientit.
Ereksionet e mëngjesit prekin të gjithë meshkujt, madje edhe meshkujt në barkun e nënës dhe fëmijëve. Ereksionet penile ndodhin në përgjigje ndak efekteve komplekse të sistemit endokrin dhe sistemit nervor – gjëndrat që sekretojnë hormone në sistemin tonë – në enët e gjakut të penisit.
Kur ngjallet seksualisht, një mesazh dërgohet në tru, i cili dërgon mesazhe kimike tek nervat që furnizojnë enët e gjakut në penis, duke e lejuar gjakun që të rrjedhë në penis.
Gjaku më pas bllokohet nga muskujt e penisit, i cili bën që penisi të ngrihet, duke rezultuar në një mbledhje të fortë.