Peleshi: Marrëveshja Rama-Basha hapi fushën e betejës mes PS dhe PD
Koordinatori i PS për zgjedhjet në qarkun e Korçës, Niko Peleshi gjatë një takimi me fermerët e Pojanit në Maliq, ka komentuar se marrëveshja politike Rama –Basha ishte një sukses i përpjekjeve të PS dhe ndërkombëtarve. Sipas tij marrëveshja përfshiu opozitën në zgjedhje dhe hapi fushën e lojës për të dy kundështarët.
Përpjekjet e PS dhe ndërkombëtarëve bënë të mundur përfshirjen e PD në zgjedhjet e qershorit. Kështu u shpreh për marrëveshjen politike Rama-Basha, koordinatori i PS Niko Peleshi, ish zv.kryeministër gjatë një takimi me fermerët e Pojanit në Maliq.
Peleshi e ka konsideruar paktin politik si një arritje e cila bëri realitet vettingun dhe hapi fushën e lojës për të dy kundërshtarët.
"Marrëveshja ishte një xhest emancipues dhe shumë qytetar i Edi Ramës dhe PS. Ne treguam që më shumë sesa pushteti na vlen demokracia. E bindëm PD nga qejfi apo nga halli, të shkojë në parlament dhe të votojë vettingun. Votimi i vettingut do të thotë që tani mund të flasim realisht për reformë në drejtësi", theksoi Peleshi.
Sipas ish zv.kryeministrit, beteja e fituar me vettingun do të pasohet nga të tjerë triumfe më çështjet e punësimit dhe mirëqënies.