Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E trishtë, ja cfarë ndodhi sot në tavolinën ku u vranë biznesmeni e drejtori i OSHEE

Dy trëndafila janë vendosur sot në tavolinën ku biznesmeni Mirvjen Hyseni dhe drejtori i OSHEE-së në Vlorë Roland Saliu u ekzekutuan pasditen e djeshme në sheshin Flamuri në Vlorë.
Sot ata janë përcjellë për në banesën e fundit ndërsa kanë vijuar hetimet intensive për zbardhjen e autorëve dhe motivit të atentatit të 24 majit 2017.

Deri tani në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen janë shoqëruar mbi 15 persona, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarët. Bazuar në deklaratat e marra, ekspertët e kriminalistikës në Vlorë kanë bërë një identikit të personit që hapi zjarr me automatik, që mendohet se është rreth 35 vjeç.

Kamerat e hotelit ku ndodhi atentati mafioz kanë fokusuar një person të ri i veshur sportiv, i pamaskuar, por me kapele në kokë, që qetësisht me automatik në dorë afrohet pranë tavolinës ku ndodhej Hyseni dhe qëllon me breshëri.
Autori largohet me shpejtësi duke përfituar nga rrëmuja që ndodh në ato çaste. Roland Saliu rezulton të jetë viktima e rastësishme e atentatit i gjendur fatalisht në vendin dhe kohën e gabuar.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet