Mbledhja e grupit të PS, Rama: Dialog me opozitën, zgjedhjet nuk shtyhen asnjë ditë
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Edi Rama përsëriti se është i vendosur për të shkuar në zgjedhjet në 7 Maj në Kavajë dhe 18 Qershor në të gjithë Shqipërinë.
Ai tha se zgjedhjet janë të popullit ndaj partive politike i kërkon të heqin dorë nga kërcënimet për dhunë, që sipas tij, nuk janë alternativ dhe do ta çonte vendin pas në kohë.
Për Shqipërinë që duam Rama mendon se vendit i duhet integrimi në BE, që nuk vjen pa një reformë europiane në drejtësi, për Shqipërinë ku jemi, Kryeministri Rama vazhdon të mbetet i mendimit se duhet dialog. I hapur për të dialogur pa kushte me opozitën, ai kërkon të njëjtën gjë kërkon prej saj.
Mandatin e Kryeministri Rama thotë se nuk e sheh si privilegj, por si përgjegjësi prej të cilës nuk ka ndërmend të heqë dorë.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialistët kanë miratuar dhe emrat e Ulsi Manjës dhe Vasilika Hysit si propozime të maxhorancës për anëtarë të komisioneve të Vetting -ut, ndërsa kandidati i tretë i takon ta propozojë LSI.