Dy të rinj shqiptarë në mbrëmjen e maturës me kamion

Soft

matura-kamionNë këtë vit, si kurrë më parë, maturantët kanë bërë gjetje nga më të ndryshmet sa i përket paraqitjes dhe parakalimit të fundvitit, një shënim ky i veçantë në vendin tonë që shënon përfundimin e maturës. Ka pasur risi si tek veshjet ashtu edhe në mënyrat e festimit. Express ka paraqitur disa raste më të veçanta të cilat kanë ardhur në adresë të redaksisë.

Por ky çift nga Istogu duket më i veçantë, edhe pse performancën e tyre të planifikuar e kishte prishur në fund, siç thotë prindi i tij, një nga policët e trafikut, përkundër faktit që kolegët e tij nuk kishin qenë dakord t’ua prishnin këtij çifti maturantësh këtë festë të planifikuar më parë.

Edhe pse policia nuk kishte lejuar që këta maturantë të parakalonin me kokën e kamionit MAN, me gjithë insistimin e shoferit të tyre se rruga deri te shkolla ishte rrugë e lejuar për kamionët, ky çift maturantësh të paktën do të ketë mundësinë që përmes Gazetës Express të prezantohen para lexuesve të shumtë me anë të fotografisë që kanë dërguar. Urime!

ME TE LEXUARAT