U godit nga policët dhe ra në tokë pa ndjenja, si është gjendja shëndetësore e protestuesit

Aktualitet

U godit nga policët dhe ra në tokë pa ndjenja, si është

Gjatë tensioneve dhe përshkallëzimit të situatën në protestën te Kryeministria, një protestues shfaqi probleme dhe ra në tokë.

Më pas u mësua se protestuesi u godit nga efektivët e policisë .

Si pasojë e lëndimeve u transportua me ambulancë në spital. Nga mediat mesohet se  protestuesi është në gjendje stabël, dhe nën kujdesin e mjekëve.

“E kam familjen në Athinë”, dëgjohet të shprehet protestuesi, i cili fatmirësisht është kthyer në vete dhe është në gjendje të komunikojë.

ME TE LEXUARAT