U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT tregon si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Aktualitet

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit
Vilma Mema, shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, është shprehur se 28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili u dëmtua në sy gjatë protestës së dhunshme, do të dërgohet në Itali, për një ndërhyrje të dytë kirurgjikale.

Ndërhyrja e dytë do të bëhet për heqjen e trupit të huaj nga syri (që dyshohet të jetë plumb gome i goditur nga Policia). Mema tha gjithashtu se pas operacionit të dytë, do të mund të ketë të dhëna nëse të riut i ka humbur plotësisht shikimi në syrin e majtë, ose jo.

“Unë do të paraqes shkurt situatën që kemi konstatuar sot me mjekët e Spitalit të Traumës, dr. Elvisin, i cili ka kryer mbrëmë ndërhyrjen dhe mjekët e Shërbimit Universitar Nënë Tereza në QSUT. Sot kemi disa shenja pozitive pas konsultës me stafin e gjerë të kryer. Situata duket disi më e stabilizuar nga përfundimet që ne konstatuam dje.

Përsëri stafi ka arritur në përfundimin se duhet kryer edhe një ndërhyrje e dytë, ajo e vitektromisë me heqjen e trupit të huaj, që kryhet në shërbimin e QSUT-së Nënë Tereza, por për një rezultat më të mirë të mundshëm të 28-vjeçarit, kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specialisuar për retinën, traumat në Itali. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët janë vënë në dispozicion për të kryer transportin e pacientit sot. 

Jemi në bashkëpunim me mjekët atje sesi do të kryhet ndërhyrja e dytë dhe si do të jetë vijimësia në të ardhmen. Përsa i kërket shikimit, është në të gjithë protokollet ndërkombëtare, kryhet ndërhyrja e parë dhe më pas pritet një ndërhyrje më e specializuar. Kjo do duket në ditët në vijim”, tha mes të tjerash Mema.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion