Dhjetor, Të buzëqeshësh me SMILE!

Dhjetor, Të buzëqeshësh me SMILE.al!
Dhjetor, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një
magjie të veçantë, të lashtë sa vetë njerëzimi. Është muaji kur dritat nuk janë thjesht një
dekor, por shenja të vogla shprese që ndriçojnë e përcjellin një mesazh, për një botë më të
paqtë, më të dlirë dhe më njerëzore. Edhe bota duket sikur vezullon ndryshe në këtë muaj,
edhe aty ku ka dritëhije… Zemrat zgjohen ndryshe, ku mirësia dhe dashuria nuk janë më
thjesht fjalë të rrokura përmes urimesh, por vlera universale. Dhjetori flet me tingujt e
solidaritetit, për të sjellë jo thjesht një buzëqeshje të munguar, por një fillim drite dhe
shprese. Në këtë frymë empirike, edhe SMILE.al, tashmë nuk vjen më si një emër apo
platformë, por si një këmbanë ku në çdo ditë, muaj e vit, ka ditur të trokasë në zemrat e
çdokujt, e misionin e humanizmit ta sjellë të prekshëm në çdo formë.
Në një rrugëtim 5 vjeçar, gjithmonë me kauza të reja, SMILE.al ka reflektuar vizionin e një
platforme që kapitalin njerëzor e ka vlerën më të çmuar. Me një impakt masiv në të gjithë
Shqipërinë, SMILE.al është tashmë platforma e vetme online, jo vetëm e konsoliduar por
edhe frymëzuese, duke e shndërruar çdo iniciativë në një përvojë sa jetësore aq edhe unike.
E themeluar me një optikë të qartë nga fondacioni Credins, SMILE.al është pozicionuar
tashmë si një instrument i rëndësishëm digjital që profesionalisht ndërmjetëson lidhjen
midis qytetarëve, organizatave dhe aktorëve institucionalë, duke numëruar kështu
kontribute kauzash jo vetëm të suksesshme por edhe shumë dimensionale që transformojnë
komunitete. Përgjatë 5 viteve, platforma SMILE.al ka shërbyer si një urë lidhëse për thirrje
dhe realizime idesh të shumta, ku organizata të ndryshme kanë sjellë projektet e tyre të
bazuara në strategji të prekshme mbi respektimin e të drejtave humane, zhvillimin e qenies
njerëzore në të gjitha dimensionet e saj, promovimin e vlerave dhe krijimin e
infrastrukturave integruese në shoqëri.
Znj. Elvana Hana, Drejtoreshë Ekzekutive e platformës SMILE.al, në formën e një
sensibilizimi, përmes një mesazhi special, ndan edhe përvojën e saj të suksesit dhe progresit
të kesaj platforme “…Jeta më ka mësuar se çdo ndihmë është një bekim me një fuqi të
madhe, por investimi në komunitet është një gjurmë historie që e trashëgon çdo
brez…Shumë projekte të implementuara janë edhe një gjurmë dëshmie e një komuniteti jo
thjesht emancipues, por e një mendësie njerëzore ku të ndihmosh është forma më e lartë e
inteligjencës shpirtërore dhe asaj emocionale…”
Në këtë aspekt, me ndihmën e donatorëve nga institucione apo individë nga e gjithë bota,
sot këto projekte sociale dhe më gjerë kanë arritur të ndryshojnë jetët e shumë njerëzve
dhe familjeve shqiptare. Në 6 thirrje të hapura, mbi 2,000 dhurime kanë impaktuar sot jetën
e mbi 114,000 individëve. Orientimi i fondacioneve të ndryshme bamirëse, kryesisht theksin
e vendosin në ndihma me ekzistencë jetike, të cilat sigurisht janë të dobishme për të
përmirësuar dhe tjetërsuar jetën e një individi. SMILE.al ndërkohë, është një mozaik
investimi në fusha të ndryshme si mjedisi, arsimi, kultura, sporti, sipërmarrjet inovative dhe
sociale, duke krijuar kështu perspektivën e një komuniteti gjithmonë në zhvillim. Projekte si:
“Kampi i trajnimit mbi konservimin e objekteve arkeologjike në Muzeun e Beratit”,
“Mbështesim maternitetet për të porsalindurit”, “Ndihmë financiare për tërmetin në Turqi”,
“Serë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale”, “Krijimi i akademisë
profesionale, për komunitetin Rom”, “Sipërmarrësit e së ardhmes, laboratorët e
sipërmarrjes në shkolla”, “Me kokën lart, ndërtojmë një të ardhme, jo vetëm një karrocë”,
etj, janë vetëm disa nga projektet e suksesshme, të cilat sot janë një trashëgimi e identitetit
tonë si shoqëri. Në këtë aspekt, përgjatë 5 viteve çdo iniciativë e platformës SMILE.al, është
tashmë një kultivim vlerash, duke na treguar se humanizmi është pasuria më e madhe e një
kombi. Kështu edhe në retrospektivën e këtij viti, nismat për të sjellë bashkëpunime dhe
projekte të reja me rëndësi, ishin një përpjekje ambicioze e platformës SMILE.al për të sjellë
gjithmonë ndryshimin duke impaktuar në jetën e çdo individi.
Muaji Dhjetor ka trokitur vrullshëm me ilaritet inspirues festiv, e ku dëshira për ta
përmbyllur vitin me të njëjtin përkushtim e pasion, ende vazhdon…Si muaji më i veçantë i
vitit, na kujton se të dhurosh nuk është thjesht një akt bamirësie, por pasqyrimi i vërtetë i
shpirtit tonë. Në këtë atmosferë festash le të reflektojmë me shumë dashuri dhe le të jemi
më shumë pranë njëri-tjetrit, duke dhuruar për një buzëqeshje më shumë në SMILE.al
Një akt dhurimi është një hap, të ndërtosh një komunitet është SMILE.al!
Në çdo rast, për të aksesuar faqen mund të skanoni QR kodin, i cili ju dërgon në faqen online
të platformës SMILE.


