Aeroporti i Rinasit mbi 10 milionë pasagjerë në 2024, Balluku: Tejkalim i të gjitha pritshmërive

Trending

Aeroporti i Rinasit mbi 10 milionë pasagjerë në 2024, Balluku:

Një shtetas holandez ishte pasagjeri i 10 miliontë në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë për vitin 2024.

Emrin e bëri publik zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ajo tha se aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, nën menaxhimin e Kastrati Group, ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë dhe parashikimet dhe përgatitet për një tjetër hop cilësor e sasior në vitin që vjen.

Gjatë ceremonisë në Rinas, për të pranishmit u paraqit edhe një dokumentar me investimet dhe përmirësimin e shërbimit në aeroport, por edhe me zgjerimin e pistës dhe ambienteve të shërbimit për pasagjerët.

Nga viti 2020, aeroporti i Rinasit menaxhohet nga grupi shqiptar “Kastrati” dhe gjatë kësaj periudhe është kthyer në një pikë referene në rajon për uljen e cmimit të biletave, rritjen e destinacioneve dhe kompanive të fluturimit por edhe numrin rekord të pasagjerëve dhe cilësinë e shërbimit.

ME TE LEXUARAT