Tensione pranë Kuvendit, të rinjtë shkulin barrierat metalike, ndërhyn policia
Lajmifundit
/
15 October 2026, 09:23
Aktualitet

Protesta pranë Kuvendit ka nisur me tensione, ndërsa dhjetëra të rinj janë dyndur në zonë, duke përshkallëzuar situatën.
Gjatë protestës, të rinjtë kanë shkulur barrierat metalike të vendosura pranë institucionit, ndërsa policia ka nisur ndërhyrjen duke ndjekur gjimnazistët dhe duke përdorur shkopinjtë e gomës.
Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa priten zhvillime të tjera në vijim të protestës.


