Tensione në Bulevard, protestuesit i vënë zjarrin derës së Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Bujqësisë

Aktualitet

Tensione në Bulevard, protestuesit i vënë zjarrin derës

Prej para mesdites tashmë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa ka pasur disa herë përplasje me policinë.

Persona të maskuar kanë hedhur gurë, molotovë dhe sende të forta në drejtim të uniformave blu, ndërsa disa prej tyre i kanë vënë zjarrin derës anësore të Bashkisë së Tiranës, si dhe asaj të Ministrisë së Bujqësisë.

Po ashtu, protestuesit kanë djegur edhe disa kazanë mbeturinash, të cilët i kanë vendosur në rrugë për të penguar ndjekjen nga policia.

Nga ana tjetër, policia ka përdorur disa herë ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion