Spektakël në qiell, superhëna shfaqet për të dytën herë brenda vitit
Lajmifundit
/
18 Shtator 2024, 10:18
Teknologji
Superhëna ka ndriçuar qiellin në gjithë botën duke përkuar me një eklips të pjesshëm të Hënës.
Mbrëmjen e djeshme Hëna u shfaq më e ndritshme dhe më e madhe.
Fenomeni i quajtur superhëna, ndodh kur Hëna është në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj.
Gjatë natës nga e marta në të mërkurë, eklipsi i pjesshëm hënor ishte i dukshëm në të gjithë globin me disa nga pamjet më të qarta në Britaninë e Madhe dhe SHBA.
Hëna e plotë e këtij muaji e njohur si Hëna e Harvest është e dyta nga katër "superhënat" e këtij viti.