Merrni masa, WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona

Teknologji

Merrni masa, WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta

WhatsApp është një ndër aplikacionet më popullore në botë dhe për shumë prej nesh është një pjesë e pandashme.

Por së shpejti ky aplikacion do të ndalojë së funksionuari në disa telefona. Vitin e kaluar, kompania “goditi” përdoruesit Android, sistemi operativ i të cilëve ishte më i vjetër se Android 4.1.

Nga tetori do të preken edhe pronarët e iPhone.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Domethënë ata që përdorin iOS 10 dhe 11. Duke filluar nga 24 Tetori, në këto telefona nuk do të funksionojë më aplikacioni.

Përdoruesit e këtyre versioneve të sistemit operativ iOS do të duhet të kalojnë në iOS 12, si dhe pronarët e iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPhone 6S.

Megjithatë, modelet e iPhone 5 dhe iPhone 5C nuk janë të pajtueshme me iOS 12, që do të thotë se pas 24 tetorit, pronarët nuk do të mund të përdorin më aplikacionin popullor.

Lajmi erdhi pak para prezantimit të iPhone-ve të rinj.

 

ME TE LEXUARAT