Gjermania po heton dronët e dyshuar rusë që kaluan mbi bazën ajrore

Baza ajrore Manching regjistroi të paktën 10 fluturime misterioze me dron në vetëm një natë. Autoritetet dyshojnë se aktiviteti lidhet me luftën e Rusisë në Ukrainë.
Autoritetet e Bavarisë ne Gjermani , kane konfirmuan të hënën se deri në 10 dronë misterioz ishin parë së fundmi mbi një bazë ajrore. Hetuesit nuk e kanë përjashtuar spiunazhin si një motiv prapa fluturimeve me dron, duke nxjerrë në pah mundësinë që ato të jenë të lidhura me pushtimin Rus të Ukrainës .
Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë (LKA) tha se oficerët kishin mundur të zbulonin të paktën dhjetë dronë që fluturonin mbi bazën ajrore Manching pranë qytetit të Ingolstadt të dielën në mbrëmje.
Një varg incidentesh të ngjashme
Ngjarje të ngjashme u raportuan në dhjetor në Manching dhe aty pranë Neuburg. LKA beson se operatorët e dronëve po përpiqen të bëjnë fotografi të instalimeve ushtarake.
Më vonë të hënën, u njoftua se Prokuroria e Përgjithshme Publike e Mynihut do të merrte përsipër hetimet. Manching përdoret për të testuar aftësinë ajrore të avionëve të rinj të porositur për ushtrinë gjermane.
Gjithashtu në dhjetor, dronë me origjinë të panjohur u vunë re mbi Ramstein , bazën ajrore amerikane në Gjermani.