“Faleminderit Shqipëri”, shfaqje e veçantë dronësh mbi Liqenin Artificial të Tiranës

Teknologji

“Faleminderit Shqipëri”, shfaqje e veçantë

Mbrëmja e 14 marsit ka ofruar një shfaqje të rrallë mbi  Liqenin Artficial në Tiranë. 

Me një regji mbresëlënëse 500 dronë u shfaqën me ndriçimin e tyre mbi liqen duke sjellë për të pranishmit momente emocionuese.

Një zemër e ndriçuar, harta e Shqipërisë dhe “Faleminderit Shqipëri” ishte  figurat që dronët sollën për të pranishmit që kishin rrethuar Liqenin Artificial.

Shumë prej tyre i fiksuan momentet në celulare dhe pamjet po bëjnë xhiron e tyre në rrjetet sociale.

“Magjia e Tiranës” shkroi në rrjetet sociale kryeministri Rama i cili shpërndau videon e spektaklit.

Shfaqja ishte një orgnizim i Bashkisë së Tiranës  në mbyllje të aktiviteteve të shumta me rastin e Dites së Verës në kryeqytet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion