Të shtëna me ar'më në Deçan të Kosovës, arrestohen tre persona për tentativë vr'asje

Kosovë&Rajon

Të shtëna me ar'më në Deçan të
Tre persona janë arrestuar në Deçan të Kosovës, nën dyshimin për vrasje në tentativë, pasi njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një qytetari.

Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur ditën e djeshme më 22 tetor 2026, rreth orës 05:15.

Të dyshuarit kishin tentuar ta ndalonin makinën e që posedonte qytetari, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Policia ka sekuestruar pistoletën që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në komisariat, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion