Sulmi te Gjykata e Apelit, protestuesit dëmtojnë hyrjen për publikun, panik tek punonjësit

Vijon me tensione dita e shtatë e protestës, ku ditën e sotme protestuesit kanë sulmuar Gjykatën e Apelit. Në fillim ata gjuajtën me gurë në drejtim të fasadës së institucionit në fjalë dhe më pas arritën që të hapnin derën e hekurt dhe të hynin brenda.
Në momentin që protestuesit hynë brenda në Gjykatën e Apelit ka patur edhe punonjës, të cilët nuk dihen nëse janë lënduar apo jo.
Ndërkohë policia ndërhyri menjëherë për t’i larguar protestuesit dhe ata nisën të tërhiqeshin. Gjatë këtij sulmi, policia bëri disa shoqërime si dhe pati një efektiv të lënduar.
Gazetarja e Top Channel, Marinela Lina, tha për emisionin “Shqipëria Live” se ka punonjës të alarmuar, ndërkohë në vendin e ngjarjes është prezente dhe policia.


