“Studentët boshatisën auditoret / Aurela Gaçe: Një pyetje për ata që na kanë drejtuar dhe që na drejtojnë

Për të dytën herë studentët janë bërë sot sërish bashkë para Ministrisë së Arsimit, pasi sot zgjodhën të bojkotonin mësimin për të protestuar për një arsimim dhe jetesë më të mirë në Shqipëri.
Aktualisht një pjesë e tyre ndodhet te Rruga e Durrësit, ndërsa një pjesë tjetër po marshon në Tiranë në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë kanë nisur me revoltën e tyre duke shkulur pllakat dhje kangjellat e trotuarit e duke i hedhur me forcë në drejtim të godinës.
Në mesin e kaosit të shkaktuar, pas Luiz Ejllit ka reaguar dhe artistja Aurela Gaçe e cila i drejtohet politikanëve me pyetjet: A besoni se keni bërë më të mirën për popullin? A mendoni se populli ka qenë dhe është i lumtur në këto 3-4 dekada nën drejtim tuaj?
Nga ana tjetër, Rruga e Durrësit, njëjtë si pasditen e djeshme, aktualisht është mes kaosit dhe zhurmës së studentëve të cilët boshatisën auditoret për të protestuar gati 3 orë më para sesa kur u mbajt tubimi i djeshëm.



