Zyrtarët e UEFA-s zbarkojnë në Tiranë, takim ‘kokë më kokë’ me...

Sport

Zyrtarët e UEFA-s zbarkojnë në Tiranë, takim

Federata e Futbollit mirëpriti në “Shtëpinë e Futbollit” përfaqësuesit e UEFA-s, Aleš Zavrl, Drejtor i Licensimit të Klubeve, dhe Madinà Shukoor, Koordinatore e Licensimit të Klubeve, të cilët zhvilluan një takim me ekspertët e kritereve të licensimit në FSHF për procesin e licensimit të klubeve.

Pretendentët kryesorë për titullin, trajneri TRONDIT me deklaratën: Futbollistët nuk paguhen prej 3 muajsh, stafi ka më shumë…
Gjatë takimit u diskutua funksionimi i plotë i sistemit kombëtar të licensimit, duke përfshirë rregulloret, proceset e licensimit dhe monitorimin e klubeve që marrin pjesë në garat vendase dhe europiane.

Administrata e FSHF-së u përfaqësua nga Aldi Topçiu, Drejtor Administrativ, Eduard Gjini, Menaxher i Licensimit, si edhe ekspertët e kritereve të licensimit.

Në qendër të axhendës ishin standardet e UEFA-s, kriteret sportive dhe teknike, aspektet sociale dhe mjedisore, qëndrueshmëria financiare, skema e solidaritetit, licensimi i futbollit të vajzave dhe zhvillimet në sistemin e menaxhimit të futbollit.

Gjatë vizitës, Aleš Zavrl zyrtarizoi gjithashtu lajmin se Workshop-i Rajonal i Licensimit të Klubeve 2026 do të zhvillohet në Tiranë më 24 dhe 25 shkurt, duke mbledhur federatat e rajonit dhe përfaqësues të UEFA-s për trajtimin e standardeve dhe sfidave në fushën e licensimit dhe qëndrueshmërisë financiare.

Takimi forcon bashkëpunimin mes FSHF-së dhe UEFA-s dhe thekson angazhimin e përbashkët për rritjen e transparencës, profesionalizmit dhe zhvillimit të futbollit shqiptar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion