Zyrtare: Rey Manaj lojtar i Spezias për 2.7 milionë euro

Sport

Zyrtare: Rey Manaj lojtar i Spezias për 2.7 milionë euro

Ashtu siç ishte paralajmëruar e stërthënë, Rey Manaj është lojtar i Spezias. Zyrtarizimi ka ardhur vetëm disa minuta më parë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Barcelonës, që tregon edhe detajet dhe shifrat e operacionit.

Rey Manaj do kalojë te Spezia në Serie A me formulën e huazimit në këmbim të vlerës prej 300 mijë eurosh. Gjithashtu klubi italian ka detyrimin e shlyerjes së pagës së 24-vjeçarit.

Verën e ardhshme, kur mbaron edhe afati i huazimit, Spezia ka të drejtën ta blejë Manajn për 2.7 milionë euro. Sulmuesi largohet pas një sezoni e gjysmë në Barcelonë.


Ai ishte golashënuesi më i mirë i Barcelona B në sezonin e shkuar me 14 gola në 22 ndeshje. Gjithashtu, lushnjari shënoi më shumë se të gjithë te Barcelona në fazën përgatitore nën drejtimin e Ronald Koeman, 4 gola në 117 minuta./Abc

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion