Dalin pamjet, pse u rrëzua në fushë mesfushori i Fiorentinës, klubi tregon gjendjen e Bove në spital

Sport

Dalin pamjet, pse u rrëzua në fushë mesfushori i

Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, i cili ra në tokë rreth minutës së 15-të të lojës dhe u dërgua me ambulancë në spitalin Careggi, do t’i nënshtrohet një skaneri TAC.

Bashkë me të ishin drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Pradè, dhe drejtori i përgjithshëm, Alessandro Ferrari, të cilët më pas u bashkuan me trajnerin Raffaele Palladino dhe familjarët e lojtarit.

Sipas burimeve të Adnkronos, kur mbërriti në spital, Bove po merrte frymë vetë dhe kishte rrahje të zemrës. Fillimisht i pavetëdijshëm, ai rifitoi ndjenjat. Sipas Ansa-s, bëhet fjalë për një krizë epileptike që shkaktoi një arrest kardiak.

Gjyqtari Doveri e ndërpreu menjëherë ndeshjen dhe më pas erdhi zyrtarizimi nga Lega Serie A: “Ndeshja nuk do të vazhdojë dhe është shtyrë për një datë të pacaktuar.”

Dalin pamjet, pse u rrëzua në fushë mesfushori i

Gjatë ndërprerjes së lojës, Bove ra në tokë dhe situata u duk menjëherë shumë serioze. Një ambulancë e largoi menjëherë lojtarin, ndërsa priten të rejat.

Bove ishte përkulur për të lidhur këpucën, por sapo u ngrit, bëri disa hapa dhe u rrëzua në tokë. Futbollisti i lindur në vitin 2002 u rrethua nga shokët e ekipit dhe kundërshtarët, të cilët i dhanë ndihmën e parë. Disa lojtarë të tjerë, thuajse me lot në sy, u larguan nga vendngjarja.

Reagimi i Klubit:

Klubi i Fiorentinës dhe spitali kanë konfirmuar se gjendja është stabilizuar dhe se Bove është në kujdes intensiv dhe vëzhgim.

Aktualisht futbollisti ndodhet nën ''kujdes, i shtruar në terapi intensive. Futbollisti mbërriti i stabilizuar në dhomën e urgjencës dhe analizat fillestare kardiologjike dhe neurologjike përjashtuan dëmtimin akut të sistemit nervor qendror dhe sistemit kardiorespirator. Do të vlerësohet në 24 orët e ardhshme”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT