VIDEO/ Xherdan Shaqiri është spektakolar, ylli shqiptar realizon një super gol në Zvicër
Xherdan Shaqiri duket se ka rigjetur veten e tij në Zvicër, teksa ylli shqiptar u kthye në protagonist në ndeshjen e fundit në Kupë.
33-vjeçari, realizoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 5-të të sfidës ndaj Sionit, me kohën e rregullt që përfundoi në barazim 2 me 2.
Fituesi u vendos nga pika e bardhë e penalltisë, ku futbollistët e Bazelit u treguan më të saktë duke u kualifikuar për në çerekfinalen e Kupës së Zvicrës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shaqiri ishte i pari që shënoi 11-metërshin, teksa të 4 futbollistët e Bazelit u treguan të saktë, ndërkohë që për Sionin shënoi vetëm Baltazar.