U gjet e pajetë në shtëpinë e saj, zbulohet shkaku i vdekjes së sportistes së njohur

Është zbuluar shkaku i vdekjes së 32-vjeçares, Tori Bowie, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Florida më herët në muajin maj.
Sipas TMZ-së, fituesja e medaljes së artë ishte shtatzënë dhe u nda nga jeta gjatë procesit të lindjes.
Raporti i mjekut, i marrë nga TMZ, vërteton se Tori ishte rreth 8 muajshe dhe vdiq nga komplikimet e lindjes.
Bowie ishte një yll i pistës dhe fushës në Universitetin e Mississippi-t Jugor, e cilia fitoi medaljen e artë për ekipin e stafetave 4×100 metra për femra në Lojërat Olimpike 2016 në Rio.
Ajo gjithashtu fitoi medaljen e argjendtë për vrapimin e 100 metrave dhe një të bronztë për vrapimin e 200 metrave.


