Tirana e pafat në derbi, humbet penallti në shtesë, barazim ndaj të kuqve

Sport

Tirana e pafat në derbi, humbet penallti në shtesë, barazim ndaj

Tirana dhe Partizani ndanë pikët, pas barazimit pa gola në derbin e kryeqytetit, të vlefshëm për javën e 15-të të elitës dhe të luajtur në “Arenën Kombëtare”.

Qysh në fillim, nuk munguan “ngacmimet”, me të kuqtë dhe bardheblutë që lëshuan sinjalet e para. Cara provoi në njërin krah, sakaq në krahun tjetër, edhe Jonuzi provoi disa herë të zgjidhë takimin.

Episodi më i rëndësishëm i fraksionit i erdhi pas 30 minutash lojë. Sembene shkakton autogol pas një topi të Gjumsit nga krahët, por festa e ekipit të Gugash Maganit zgjati pak. Goli i Tiranës u anulua pasi pozicioni i Jarmouni, u konsiderua si i parregullt.

Deri në vërshëllimën e arbitrit për të dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes, të dy ekipet patën edhe nga një rast të mirë, me Kolën dhe Mba.

Partizani e filloi “zjarr” fraksionin e dytë, teksa vetëm shtylla ndali Bintsouka-n nga goli. Më pas, Rrapaj vendosi në provë Selmanin, e menjëhershme përgjigja e portierit.

Në kohën shtesë, Tirana pretendoi penallti për shkak të një prekje me dorë, 11-metërsh i akorduar pas një verifikimi nga sistemi VAR. Portieri Qirko bëri heroin, duke i pritur penalltinë Prengajt!

Partizani kryeson tabelën me 28 pikë, ndërsa Tirana është në vendin e shtatë me 16 pikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion