Tifozi ndërron jetë në tribunën e stadiumit, pezullohet ndeshja në kampionatin francez

Sport

Tifozi ndërron jetë në tribunën e stadiumit, pezullohet

Ndeshja e LaLiga2 mes Sporting de Gijón dhe Leganés, e zhvilluar në stadiumin El Molinón “Enrique Castro Quini”, u pezullua pas vetëm katër minutash lojë për shkak të një emergjence të rëndë në tribunë.

Tifozët u evakuuan menjëherë dhe stadiumi u mbush me heshtje mortore. Sipas njoftimeve zyrtare, një tifoz 82-vjeçar, abonent i klubit për 40 vite, pati një shqetësim serioz shendetësot dhe nuk arriti të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Një person që e shoqëronte u trajtua gjithashtu nga ekipi mjekësor.

Në minutën e 9-të, gjyqtari Daniel Palencia informoi kapitenët e skuadrave, Gaspar Campos dhe Juan Soriano, mbi situatën. Lojtarët vazhduan të lëviznin topin për të mos u ftohur, por në minutën e 16-të u larguan nga fusha dhe shkuan në dhomat e zhveshjes.

Në tabelat elektronike të stadiumit u shfaq mesazhi: “Ndeshja pezullohet momentalisht për shkak të një emergjence mjekësore në tribunë”. Rreth orës 18:00, klubi njoftoi zyrtarisht humbjen e tragjike: “Real Sporting de Gijón shpreh keqardhjen për vdekjen e C.R.G., 82 vjeç, në fillim të ndeshjes së sotme.

Punës së personelit mjekësor dhe të sigurisë sot në El Molinón, si dhe sjelljes së admirueshme të dy tifozërive, u jepet një mirënjohje e veçantë. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij”.

Të dy klubet po bashkëpunojnë me institucionet për të vendosur datën e re të zhvillimit të ndeshjes dhe nuk përjashtohet mundëaia që ajo të luhet nesër, në orën 19:30, duke shmangur nevojën për udhëtim të ri nga Leganés./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion