Surprizohet Donnarumma! Pas Kampionatit, zgjidhet si lojtari më i mirë në Euro2020
Lajmifundit
/
12 July 2021, 07:52
Sport

Lojtari më i mirë i Euro 2020 u zgjodh portieri Italian, Gianluigi Donnarumma. Me një paraqitje të mrekullueshme që nga nisja e kampionatit, ish milanisti arriti të qëndrojë në të njëjtin nivel, duke i dhënë ndihmë maksimale kombëtares që të marrë çmimin final.
Në 11 metrash, Donnarumma priti dy gjuajtje, gjersa Italia fitoi 3-2, duke marrë kështu trofeun e dytë në histori.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Leonardo Bonuçi u përzgjedh si lojtari i finales Euro 2020, pas golit të shënuar për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, por edhe gjatë lojë kishte ndërhyrje vendimtare.


