Supergoli, Granit Xhaka zbulon lajmin e bukur me festimin në fitoren e Leverkusen

Sport

Supergoli, Granit Xhaka zbulon lajmin e bukur me festimin në fitoren e

Granit Xhaka është një nga ekspertët e goditjeve nga distanca, ku shumë herë ka gjetur rrjetën.

Një gjë të tillë e bëri dhe këtë fundjavë, në fitoren me përmbysje të Leverkusen përballë Heidenheim me rezultatin 5-2.

Pas një asisti të dhënë për Palacios në minutën e 30’, mesfushori shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 82’, për të vulosur fitoren e “Aspirinave”.

Me një goditje me të majtën nga distanca, topi shkoi në trekëndëshin e portës, e pamundur për t’u kapur nga portieri.

Por më i bukur se goli ishte festimi, me Xhakën që vrapo për të marrë topin dhe e vendosi poshtë bluzës së tij, duke zbuluar se ai dhe partnerja e tij janë shumë shpejt në pritje të një fëmije.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion