Strakosha e pëson pa patur faj, gjobë marramendëse nga pronari i AEK-ut në Greqi

Sport

Strakosha e pëson pa patur faj, gjobë marramendëse nga pronari i

AEK i Athinës u trondit dje nga OFI Kreta në Greqi. Këto të fundit fituan 0 me 1 duke i eliminuar në çerekfinalen e Kupës.

Në Greqi raportohet se pronari i AEK-ut ka vendosur për gjobën marramendëse 400 mijë euro, pas eliminimit surprizë. Kjo gjobë nuk do të aplikohet, nëse AEK fiton tri ndeshjet e radhës me Panathinaikos, Asteras dhe Olimpiakos.

Mision që duket mjaft i vështirë, për shkak të emrave. Në rast se fitoret nuk vijnë, një pjesë e gjobës do shkojë për amatorët e AEK dhe pjesa tjetër për bamirësi.

Strakosha e pëson kështu pa pasur faj mund të thuhet. Kjo pasi ishte lënë pushim nga trajneri i AEK, kështu e pa ndeshjen me OFI Kretën nga stoli. Marios Iliopoulos njihet për premiot në rast fitoresh të rëndësishme, por po ashtu nga ana e tij nuk mungojnë as gjobat.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion