Stadiumi hapës i Botërorit, dramë në Meksikë-Portugali! Tifozi bie nga kati i dytë dhe humb jetën

Sport

Stadiumi hapës i Botërorit, dramë në Meksikë-Portugali!

Në fushë zbriti edhe Meksika, vendi tjetër organizator i Botërorit. Këta të fundit barazuan 0-0 miqësoren kundër Portugalisë në stadiumin Azteca, ku do të organizohet edhe ceremonia hapëse e Botërorit me 11 qershor.

Për fatin e keq, më shumë lajm në këtë përballje, bëri humbja e jetës së një tifozi meksikan para se të niste ndeshja.

Ai u rrëzua nga kati i dytë i stadiumit, ndërsa nuk arriti ti mbijetonte plagëve pavarësisht ndihmës mjekësore.

Më vonë u raportua se shkak i rrëzimit kishte qenë konsumimi i tepërt i alkoolit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT