SKANDAL në Fushë Krujë! Futbollistët e Ilirisë dhunojnë lojtarët dhe trajnerin e Skënderbeut

Sport

SKANDAL në Fushë Krujë! Futbollistët e Ilirisë

Këtë të mërkurë në orën 13:30 në stadiumin ‘Redi Maloku’ të Fushë-Krujës është në program sfida mes Ilirisë dhe Skënderbeut, e vlefshme për raundin e 14-të në Kategorinë e Parë.

Klubi i Skënderbeut bën me dije se disa nga futbollistët e tyre, si edhe trajneri Ernest Gjoka janë dhunuar nga futbollistët dhe stafi i Ilirisë, me të mbërritur jashtë stadiumit. Korçarët duket se do tërhiqen nga kjo ndeshje. Të dhunuar, veç trajnerit Ernest Gjoka janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata.

SKANDAL në Fushë Krujë! Futbollistët e Ilirisë

Reagimi i Skënderbeut:

Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes. Ky nuk është futboll.

Në këto kushte nuk mund të luhet futboll. Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare.

ME TE LEXUARAT