Skandal me shtangisten Carja, federata i ndryshon bravën e palestrës! Trajnerja Kalemi denoncon: Hakmarrje!

Sport

Skandal me shtangisten Carja, federata i ndryshon bravën e palestrës!

Në ditën kur Shqipëria regjistroi një rezultat të madh në Europianin e të rinjve që po mbahet në Poloni, me Ertjan Kofshën që fitoi një medalje ari dhe dy argjendi, një incident i shëmtuar është shënuar në Tiranë.

Enkileda Carja nuk është lejuar që të stërvitet si zakonisht në palestrën e Parkut Olimpik në kryeqytet. Kampionia dhe rekordmenia e Europës me moshat, ka ardhur si zakonisht për t’u përgatitur në kryeqytet së bashku me trajnerjen e saj, Eglantina Kalemi, aty ku stërviten sportistët elitarë të Kombëtares.

Por në momentin që kanë tentuar të hapin derën me çelës, kanë vënë re se ishte ndërruar brava e palestrës. Zhgënjim i madh dhe lot për peshëngritësen 16-vjeçare, e cila së bashku me trajneren e saj kanë denoncuar këtë ngjarje. DENONCIMI

“Përshëndetje miq! Kërkojmë ndihmë nga Ministria dhe nga mediat. Kampiones së Europës i është mbyllur dera e palestrës së Kombëtares dhe qëndron jashtë. Kërkojmë mbështetjen e çdo dashamirësi, duke u bërë një zë i shtuar në këtë të drejtë tonën që po na mohohet.

Enkileda nderon flamurin Kombëtar dhe sot po diskriminohet për hakmarrje nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes”, shprehet trajnerja Kalemi në denoncimin e këtij skandali.

Është vërtetë për të ardhur keq, sesi shtangistja më e mirë e Shqipërisë në radhët e vajzave në vend që të mbështetet, pengohet dhe i mbyllen dyert. Kujtojmë që vetëm disa ditë më parë Enkileda Carja dhe trajnerja e saj Eglantina Kalemi akuzuan federatën për lënien jashtë Kampionatit Europian të moshave që po mbahet në Poloni.

Madje trajnerja Kalemi bëri të ditur se me rezultatet e saj, Carja do të fitonte një medalje ari, një argjendi dhe një vend të pestë në Europianin për moshat U-20. Por tashmë, përveç Europianit, shtangistja elbasanase mbetet edhe jashtë palestrës dhe kjo lexohet qartë si një hakmarrje haptazi nga ana e federatës./panorama sport

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion