Shqipëri-Kroaci, mes ndeshjeve më të bukura të Euro 2024
UEFA ka përzgjedhur 10 ndeshjet më të bukura të Europianit “Gjermani 2024”, e cila dhuroi emocione dhe spektakël për një muaj.
Mes këtyre ndeshjeve, ishte dhe ajo mes Kroacisë dhe Shqipërisë në Hamburg, e vlefshme për Grupin B, që përfundoi me rezultatin 2-2.
Në këtë takim, Qazim Laçi kishte shënuar golin e parë në minutën e 11′ dhe sulmuesi kroat Kramariç barazoi në minutën e 74’. 2 minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi autogol.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Por mesfushori 34-vjeçar në minutën e 5′ të kohës shtesë realizoi gol për të siguruar barazimin.
Ndeshjet e tjera të përzgjedhura janë Gjermani-Skoci (5-1), Turqi-Gjeorgji (3-1), Kroaci-Itali (1-1), Holandë- Austri (2-3), Spanjë-Gjeorgji (4:1), Austri-Turqi (1-2), Gjermani-Spanjë (1-2), Spanjë-Francë (2-1), Holandë-Angli (1:2).
Për 10 ndeshjet e përzgjedhura UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku sportdashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.